“Ai ka besimin e trajnerit dhe skuadrës, e do Milan ndaj s’ka ndër mend të largohet”

3 Prill 2024
12:11
Telesport
back button

Te Milan, mesfushori Christian Pulisic po shijon sezonin më të mirë të karrierës së tij. Performanca e 25-vjeçarit amerikan ka bërë që shkaudra “big” në Europë të hedhin vëmendjen ndaj tij, por ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Milan. Këtë gjë e konfirmoi Marko Pulisic, babai i lojtarit.

Christian e pëlqen Milan-in, ndjen besimin e trajnerit Pioli dhe dëshiron të qëndrojë”, u shpreh babai i mesfushorit amerikan të Milan. Më tej, ai foli për mënyrën se si shkuan negociatat verën e kaluar për të sjellë Christian në Milano: “Ai kishte besimin e të gjithëve. Pioli i beson atij, gjithmonë e bën atë të luajë dhe nuk e zëvendëson menjëherë nëse gjërat shkojnë keq”.

Djali im e pëlqen Milan dhe gjithmonë flet mirë për shokët e tij të skuadrës. Tomori dhe Giroud e ndihmuan shumë kur ishte fjala për zgjedhjen e Milan në karrierën e tij. Ai kurrë nuk foli me Cardinale gjatë negociatave. Përkundrazi, ajo që ishte thelbësore ishte thirrja me “Zoom” nga ana e Pioli. Gjithaçka shkoi shumë mire dhe Christian e kuptoi se cili ishte projekti për të dhe tha po”, tha babai i Pulisic.

Ai foli gjithashtu për të ardhmen: “Futbolli ndryshon shpejt dhe ne e kemi kuptuar prej disa kohësh se ky është një biznes. Ne mund të mendojmë vetëm në afat të shkurtër, por le të jemi të qartë. Christian e do Milan-in dhe dëshiron të qëndrojë. Ai jeton afër Milanello, po fillon të flasë italisht dhe shkon shumë mirë me shokët e skuadrës si Loftus-Cheek dhe Musah”.

Për sezonin e djalit të tij ai shtoi: “Unë mendoj se ka një perceptim të gabuar. Për mua nuk është e vërtetë që Christian zhgënjeu te Chelsea. Ai thjesht nuk luajti rregullisht. Për mua ai tani po arrin kulmin e tij, është 25 vjeç, punon shumë për të zhvilluar lojën e tij dhe është i respektuar nga shokët e tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit