“Ai lojtar i meriton plotësisht 100 milionë euro, do të luajë në nivele të larta për shumë vite”

2 Tetor 2023
8:16
Telesport
back button

Këtë verë, skuadra e Bayern Mynih shpenzoi 100 milionë euro për të blerë nga Tottenham sulmuesin britanik Harry Kane. Një shumë e lartë për një sulmues 30-vjeçar, por që sipas presidentit Herbert Hainer është mëse e përligjur.

Në raste të eçanta mund të bëhen edhe shpenzime të tilla. Kane është një person që punon në mënyrë sistematike dhe i kushton rëndësi çdo detaji. Nga shëndeti deri tek mënyra e të ushqyerit”, tha Hainer për mediat.

Sulmuesi britanik ka realizuar deri më tani 6 gola në 8 ndeshje në kampionat për bavarezët, 8 gola në 9 ndeshje në total. “Shifrat flasin vetë dhe ne jemi të bindur se ai mund të luajë në nivele të larta për shumë vite me radhë”, tha Hainer.

Presidenti i Bayern Mynih flet edhe për mesfushorin Declan Rice, të cilin synonin ta blenin, porn ë fund përfundoi tek Arsenal. “Na pëlqente si lojtar, por në atë kushte që vendosi West Ham, 120 milionë euro, nuk dëshironim më ta blinim”, tha Hainer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit