“Ai më fyente gjatë gjithë rrugës”, bashkëpunëtori i ngushtë zbulon sekretet e Klopp

27 Mars 2020
11:42
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i portierëve të Mainz, Stephan Kuhnert, ka zbuluar se si ishte të punonte përkrah Jurgen Klopp, me kryepankinën aktuale të Liverpool, që kishte qenë në krye të skuadrës së Bundesligës në fillimin e karrierës së tij menaxheriale. Kuhnert, i cili luajti përkrah 52-vjeçarit për nëntë vite, para se të punonte me të si pjesë e stafit teknik te klubi gjerman, ka bërë një pasqyrë unike të asaj se si ishte vërtet të punoje ngushtë me Klop. Ai ka qenë pjesë e Mainz për rreth 30 vite, teksa ka punuar me 12 trajnerë të ndryshëm gjatë kohës së tij në klub. Për “Goal” dhe “SPOX”, tha: 

“Unë kisha një lidhje të veçantë me Klopp, sepse luajta përkrah tij. Askush nuk mund të përballej me emocionin e tij të fortë, por unë gjithmonë jam parë sy më sy me të. Ai mund të prezantojë “Wetten, dass” (një shfaqje e famshme televizive gjermane argëtuese) dhe nuk do të duhej të përgatitej për të. Jurgen thjesht është i natyrshëm. Mund ta shihni qartë këtë në ndërveprimet pozitive që ka me lojtarët e tij. Edhe njeriu i 20-të në skuadër është gjithmonë gati për të, ju kurrë nuk dëgjoni asgjë të keqe të thënë për Klopp. Ai është një person popullor, të merret me njerëzit është forca e tij më e madhe”.

Kuhnert kujton një incident të veçantë, që e pa atë dhe Klopp të udhëtonin me milje drejt atij që menduan se do të ishte një festival, por atje zbuluan se ai kishte gabuar me datën: “Ne të dy donim të shkonim në “Schützenfest” (një festival tradicional gjerman) në një ditë pushimi, kur ishim në kampin stërvitor të Herzlake. Kështu që hipëm në biçikleta dhe u nisëm. Më në fund arritëm atje. Në hyrje të fshatit pamë një shenjë të madhe, ku shkruhej se festivali nuk do të zhvillohej deri një javë më vonë. Nuk e di, kishim gabuar me datën, gjithsesi. Sidoqoftë, ne duhej të ktheheshim disi të zhgënjyer. Gjatë gjithë rrugën mbrapa ai më fyente. Unë duhej të pranoja shumë epitete, por i meritova!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit