“Ai nuk do të preket”, te Manchester United të sigurt për atë edhe në rast se ndryshojnë pronar

20 Mars 2023
13:38
Telesport
back button

Pavarësisht ndryshimeve në pronësi që pritetn të ndodhin te skuadra e Manchester United, klubi dëshiron të “blindojë” trajnerin Erik ten Hag. Sipas mediave britanike, trajneri holandez do të jetë garancia mbi të cilën pronarët e rinj do të bazojnë punën e tyre në të ardhmen.

“Mirror” shton se Ten Hag është në qendër të projektit që Manchester United ka për të ardhmen, ndaj pavarësisht çdo ndryshimi në pronësi, ai nuk do të preket. Kontrata aktuale e Ten Hag me “djajtë e kuq” skadon më 30 qershor të vitit 2025 dhe në rast se rezultat pozitive vijojnë, ajo do të shtyhet.

Duket se trajneri holandez do të nisë një cikël në “Old Trafford”. Manchester United aktualisht ndodhet në vendin e tretë në Premier League, është kualifikuar në çerekfinalet e Europa League dhe ka fituar Carabao Cup. Rezultate që kanë rikthyer entuziazmin te tifozët, që e konfirmojnë në këtë detyrë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit