“Ai pi vezë fazani pas stërvitjes, është i fiksuar për trupin aq sa Ronaldo”

4 Prill 2020
14:46
Alfred Lleshi
back button

Mbrojtësi i Parmës, Bruno Alves, është po aq i fiksuar me fitnesin, sa ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo. Ai vezë të freskëta pas stërvitjes, sipas trajnerit Roberto D’Aversa. Qendërmbrojtësi portugez, 39 vjeç, u bashkua me skuadrën italiane në vitin 2018 dhe është bërë një pikë referimi aty. Ish-lojtari i Porto dhe Rangers ka marrë përsipër të bëjë kapitenin e Parmës, duke luajtur 22 ndeshje në të gjitha garat, këtë sezon.

Fituesi i “Euro 2016” imiton në këtë drejtim ikonën e Juventusit, Ronaldo, i cili është i famshëm për vëmendjen që i është kushtuar fizikut dhe imazhit të tij. D’Aversa thotë se Alves flet shumë për bashkatdhetarin e tij, por edhe ndjek shembullin e CR7 me kujdesin për veten e tij: “CR7 është emblema e kampionit, që arriti në majë përmes punës dhe unë jam intriguar nga historia e tij, – tha për “Tuttosport” ish-mesfushori i Milanit dhe Sampdoria, D’Aversa. 

– Kjo, gjithashtu, më intrigon, sepse dëgjoj shpesh për të nga Bruno Alves, një nga miqtë e tij më të mirë. Në vend se të zbulojë anekdota, ai ndjek shembullin e Ronaldos. Bruno është aq obsesiv sa Ronaldo për kujdesin ndaj trupit dhe të ushqyerit. Një shembull? Nëse është kohë me diell, edhe nëse ndodhemi në dhjetor, Bruno del në mes e lart i zhveshur për të marrë vitaminën D. Në fund të stërvitjes ai pi vezë fazani, të cilat i zgjedh me shumë kujdes, merr ato që rrinë në fund, që janë të freskëta e plot. 

Mos harroni se po flasim për një sportist 39-vjeçar. Në fakt, kur mbërriti te Parma, unë menjëherë i thashë dr.Tindaro, personit që merret me ushqimin tonë, se do të ishte e vështirë t’i ndryshonte zakonet e Bruno. Ashtu si Ronaldo, me të cilin ndan të gjitha këto tipare, ai duket shumë më i ri se mosha e tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit