“Ai po kalon një periudhë të vështirë te Bayern, do ta tregojë sërish veten”

18 Shtator 2023
8:23
Telesport
back button

Situata e mbrojtësit 24-vjeçar holandez Matthijs De Ligt te Bayern Mynih nuk është aspak e këndshme. Mbrojtësi nuk luan shpesh dhe që kur ka ardhur koreano-jugori Kim ka ngrohur më së shumti stoli.

Nuk e di përse nuk luaj. Pyesni trajnerin”, ka thënë më herët De Ligt. Ai që është përpjekur të qetësojë situatën është drejtori sportiv i Bayern, Christoph Freund, që ka konfirmuar besimin që klubi ka tek ai.

Për “Bild”, ai tha: “Matthijs është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë. Kemi 3 mbrojtës qendre shumë të fortë, të nivelit botëror dhe do të kemi nevojë për të tre përgjatë sezonit”.

E kuptoj që situata nuk është e lehtë për atë në këtë moment, por jam i bindur se muajt në vijim do të luajë shumë ndeshje. Në stërvitje jep maksimumin dhe do ta tregojë sërish veten në fushë”, tha Freund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit