Ajax rrezikon kualifikimin në Champions, van de Beek iu jep një tjetër goditje!

24 Gusht 2019
16:31
back button

Ajax barazoi 0-0 në fushën e APOEL Nicosia në Qipro dhe këtë të mërkurë është ndeshja e kthimit, teksa kampionët e Holandës do ta kenë të vështirë të sigurojnë kualifikimin për në fazën e grupeve, duke parë lojën që u zhvillua në ndeshjen e parë.

Trajneri Erik ten Hag duhet të bëjë llogaritë edhe pa mesfushorin Donny van de Beek, i cili ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e ditës së premte dhe nuk do jetë i gatshëm për ndeshjen e së mërkurës.

“Jam shumë i zhgënjyer. Është e qartë se kam humbur ndeshjen e kthimit ndaj APOEL Nicosia. Javën e ardhshme do të qartësohet sesa kohë do të më duhet ta kaloj këtë”, tha mesfushori 22-vjeçar.

Van de Beek është lojtarët kryesor të Ajaxit, duke qenë se senatorët u larguan për në klube të mëdha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit