Mbrojtësi i Ajax-it, Nicolas Tagliafico, ka folur për "Mundo Deportivo" në lidhje me sfidën e dyfishtë që e pret ekipin e tij kundër Juventus-it në Champions League.
Holandezët kanë eliminuar Real Madrid-in në 1/8-at dhe tani do të kërkojnë të arrijnë një tjetër rezultat të bujshëm në çerekfinale.
"Si do të përgatitemi për Juventus-in? Me të njëjtin entuziazëm që kemi patur kundër Real Madrid. Cristiano Ronaldo? Duhet ta ndalim si ekip", ka thënë Tagliafico.
"Duhet të kërkojmë të zotërojmë sa më shumë të jetë e mundur topin dhe të kontrollojmë ndeshjen. Nuk do të jetë e lehtë, por do të kemi 180 minuta në dispozicion".
Ndeshja e parë do të luhet në Amsterdam më 10 prill, ndërsa ajo e kthimit do të luhet në Torino më 16 prill.