Ajax vijon fushatën, prezantohet pasuesi i De Ligt!

22 Korrik 2019
14:12
back button

Ajax mahniti Europën sezonin e shkuar dhe për pasojë dy yjet e saj më të mëdhenj, De Jong dhe De Ligt, janë larguar këtë verë, për shifra marramendëse.

Megjithatë, klubi holandez nuk ka qëndruar duarkryq, sepse si zakonisht ka investuar fuqimisht, duke blerë për shifra modeste lojtarë që pritet të bëhen yjet e rinj të Europës.

Kik Pierie nga Heerenveen dhe Lisandro Martinez nga Defensa y Justicia kanë kushtuar 12 milionë euro së bashku dhe janë poshtë 21 vjeç, ndaj qendra e mbrojtjes është përforcuar ndjeshëm, por goditja reale në atë repart ka ardhur sot.

Ajax ka prezantuar qendërmbrojtësin e Meksikës Edson Álvarez, i cili ka firmosur kontratë 5-vjeçare, ndërkohë që Club America ka marrë 15 milionë euro.

21-vjeçari rinovoi në maj te Club America dhe këtë verë ka fituar Gold Cup me Meksikën, duke qenë lojtar kyç. Blerja e tij është e rëndësishme edhe në aspektin e imazhit për Ajax, sepse ditët e fundit ka pasur një bum shitjesh të fanellave të Ajax në Meksikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit