Ajax zyrtarizon pasuesin e Matthijs de Ligt

18 Maj 2019
9:05
back button

Ajax nuk humbet kohë dhe fillon nga rindërtimi i skuadrës për sezonin e ardhshëm. Pas ecurisë fantastikë përgjatë sezonit që përfundoi me dy trofe të fituar, një pjesë e madhe e yjeve të skuadrës do të largohen në drejtim të klubeve më të mëdha të Europës.

I sigurt është largimi i kapitenit Matthijs de Ligt, i cili me të gjithë gjasat do të firmosë me Barcelonën, pavarësisht se për të interesohet fort Manchester United dhe Juventus.

Ajax ka arritur të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit argjentinas, Lisandro Martinez, i cili është në pronësi të Defensa y Justicia, klub në Argjentinë.

Martinez është 21 vjeç dhe luan si qendërmbrojtës, por mund të përshtatet edhe si mbrojtës i majtë. Këtë sezon ka luajtur në 25 ndeshje, ku ka shënuar edhe tre gola. Po ashtu është pjesë e kombëtares së Argjentinës, ku ka debutuar në një ndeshje nën drejtimin e trajnerit Lionel Scaloni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit