Ajax-Juventus, “helmi” vjen nga finalja e 1996: Ndoshta ishin pak të dopuar…

19 Mars 2019
10:38
Alfred Lleshi
back button

Ende mbetet pothuajse një muaj deri në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por Ajax-Juventus tashmë ka filluar, të paktën me fjalë. Shumë të rënda janë, në fakt, ato që thotë David Endt, ish-lojtar dhe menaxher i Ajax, i intervistuar nga “Radio Kiss Kiss”, para ndeshjes së planifikuar të luhet për disa javë:

"Juventusi është me të vërtetë favorit, nuk ka dyshime për këtë, por nuk i dihet kurrë në futboll. Me këtë lojë të Ajax gjithçka është e mundur. Pastaj, kemi edhe një motiv shtesë për të fituar… Një hakmarrje, do të thosha. Në Romë kemi luajtur kundër një Juventusi, i cili më vonë ka rezultuar të ketë qenë pak i dopuar, askush nuk e di… Dhe kjo ende djeg, është një arsye tjetër për triumf, me gjithë respektin që kemi për Juven".

Akuzat e dala nga goja e Endt, shumë serioze dhe kurrë të provuara, i referohen qartë gjykimit të hapur kundër Juventusit në atë kohë, pas deklaratave të njohura të Zemanit. Së fundi, Endt pranon forcën e Juventusit të sotëm, por shpreson kualifikimin e Ajax të tij: "Juve është favorit i natyrshëm i dy ndeshjeve të ardhshme, por Ajax ka disa lojtarë me eksperiencë. Ne nuk kemi asgjë për të humbur dhe ky është një aspekt pozitiv. Ky Juventus është shumë i fortë dhe ne kemi respekt për të".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit