Ajax-Tottenham, makthi i skuadrës së “Red Bull”

21 Prill 2019
19:55
Denis Hakanaj
back button

Arritjet e papritura të Ajax-it dhe Tottenham-it në çerekfinalet e Champions League kanë çuar te një gjysmëfinale të paparashikueshme që premton të jetë spektakolare. 

Në Holandë dhe në Angli, tifozët po presin duke ëndërruar sfidën e dyfishtë që mund t'u dhurojë atyre finalen e Madridit, por sfida mes Ajax-it dhe Tottenham-it po përjetohet si nja makth në Austri nga tifozët e Salzburg-ut, të cilët nuk po arrijnë ta thyejnë "mallkimin Champions" që i përndjek që nga 2005-a. 

14 vite më parë, në fakt, "Red Bull" ka marrë kontrollin e klubit austriak dhe bardhekuqtë dominojnë në atdhe (9 tituj) që nga ajo kohë, por nuk kanë arritur të kualifikohen asnjëherë në fazën me grupe të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube, pavarësisht 11 tentativave. 

Në 2006-ën e ka provuar Trapattoni, i cili u eliminua nga Valencia, ndërsa në sezonin pasues Salzburg-u u eliminua nga Shakhatar-i. Në vitet pasardhës kanë ardhur zhgënjime të tjera kundër skuadrave inferiore: Maccabi Haifa (2009), Hapoel Tel Aviv (2010), dy herë Malmo, Dudelange (2012), Rijeka (2017) dhe Crvena Zvezda verën e kaluar. 

Megjithatë, duke filluar nga ky sezon rregullorja ka ndryshuar dhe skuadra që do të fitojë kampionatin në Austri (Salzburg-u kryeson), do të kualifikohet direkt në fazën me grupe të Champions League pa kaluar nga ajo para-eliminatore, me përjashtim të rastit që…

Frika e Salzburg-ut bazohet te fakti se skuadra që fiton titullin në Holandë duhet të marrë pjesë në fazën para-eliminatore, por nëse Ajax-i fiton Champions-in, atëherë do të kualifikohej direkt në fazën me grupe dhe do t'i "vidhte" vendin kampionëve të Austrisë. 

E njëjta gjë do të ndodhte edhe nëse Tottenham do ta fitonte kompeticionin europian dhe do ta mbyllte kampionatin jashtë katër vendeve të para. Në këtë rast, Salzburgu do të ishte i detyruar të merrte pjesë për herën e 12-të në fazën para-eliminatore, që nuk i ka sjellë aspak fat austriakëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit