“Ajo përmbysje e United ishte sikur bëra aksident me makinë”

10 Tetor 2019
8:42
Telesport
back button

Përmbysja fantastike që Manchester United i bëri PSG në Champions League sezonin e kaluar mbetet ende një makth për trajnerin Thomas Tuchel. Drejtuesi i skuadrës pariziene kujton me hidhërim atë përballje, që nisi mirë për PSG. Francezët fituan 2-0 në Manchester ndeshjen e parë, por u mundën 3-1 në Paris në ndeshjen e kthimit dhe u eliminuan.

Ishte si një aksident me makinë. Semafori papritur u bë i kuq dhe ne u përplasëm. Provuam të kuptojmë se çfarë gabuam dhe mendoj se disa mungesa ndikuan në këtë sfidë. Kur fituam ndeshjen e parë të gjithë menduan se do të kualifikohemi, por nuk ndodhi. Donim t’u tregonim të gjithëve se do të ishte një sezon ndryshe në Champions, por nuk dinim se si ta realizonim atë. Pas atij eliminimi kalova 3 ditë të këqija, diçka që nuk e kisha provuar më parë”, tha Tuchel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit