“Ajo që më ndodhi në Nju Jork nuk do ta harroj kurrë”

15 Shtator 2020
9:41
Telesport
back button

Novak Djokovic rikthehet në fushë në turneun Masters të Romës (luhet në fushat me dhè) një javë pas pezullimit nga grand slam i US Open, ku goditi me top një nga gjyqtaret e fushës. “Jam i kënaqur që ndodhem këtu. Kam qëndruar disa ditë me familjen time”, tha tenisti serb.

Numri 1 në botë për meshkuj kujton episodin e shëmtuar në Nju Jork: “Kam frikë se ajo që më ndodhi në Nju Jork javën e kaluar nuk do ta harroj kurrë. Gjithsesi, jam i bindur se duke u rikthyer kaq shpejt në fushë do të më ndihmojë të harroj atë ngjarje e të mendoj për gjër atë tjera”.

Dola nga skena në mënyrë të habitshme, ishte diçka shokuese për mua. Isha në formë dhe synoja fitoren në Nju Jork. Gjithçka që ndodhi ishte një leksion për mua. Tani shoh përpara, të fitoj sërish dhe të arrij rekordin e 20 grand slam të Federer. Luaj në fushat me dhè me 4-5 ditë stërvitje”, tha Djokovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit