“Ajo që ndodhi në Liverpool-Atletico ishte një çmenduri e pastër”

13 Mars 2020
18:25
Denis Hakanaj
back button

Marco Tardelli, kampioni i botës me Italinë në 1982-shin, ka analizuar momentin që po kalon futbolli, i detyruar të ndalet për shkak të Coronavirus-it.

“I dashur futboll, siç ka treguar Atalanta në ndeshjen e Champions-it kundër Valencia-s, t’i sjell gëzim dhe një ndjenjë normaliteti për të cilën kemi nevojë në këtë moment kaq të vështirë dhe delikat”, ka shkruar Tardelli për La Stampa-n.

“Megjitthatë, ky normalitet nuk duhet të transformohet në papërgjegjshmëri ose budallallëk. Po shpjegohem më mirë. Në Itali është bllokuar me të drejtë kampionati, ndoshta edhe me vonesë. Rasti i Rugani-t, që ka rezultuar pozitiv me coronavirus, ka bërë të bjerë alarmi, me lojtarët e Juventus-it dhe Inter-it që janë vënë nëë karantinë, bashkë me stafin”.

“Në pjesën tjetër të Europës është luajtur me dyer të mbyllura në Paris, janë shtyrë ndeshjet e Inter-it dhe Roma-s, ndërsa është luajtur në Liverpool me një stadium të mbushur plot me tifozë anglezë që mendojnë, të shkretët, se janë imunë ndaj këtij virusi të mallkuar dhe me tifozë të Atletico Madrid, 2500, të nisur nga kryeqyteti spannjoll ku janë rreth gjysma e të infektuarve të vendit. Një çmenduri e pastër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit