“Ajo që ndodhi nuk ishte e drejtë”, Messi: Kam folur me Mbappe dhe…

3 Shkurt 2023
14:24
Denis Hakanaj
back button

Jo vetëm të vërtetën për “lutjen” e bërë në momentin e penalltisë vendimtare të Montiel, Lionel Messi ka rrëfyer në një intervistë për Ole shumë gjëra të tjera në lidhje me triumfin në Botërorin e Katarit me Argjentinën e tij.

Nga festimet te polemikat për disa ekzagjerime kundrejt Francës, por edhe disa sjellje të tjera gjatë Kupës së Botës. Në lidhje me festën e Argjentinës dhe të një populli të tërë:

“Njerëzit e kanë jetuar në maksimum dhe është argëtuar. Jo vetëm pas finales, festonin pas çdo ndeshje. Të shihje fytyrat e tyre ka qenë një gjë spektakolare”, ka thënë Messi.

Në lidhje me kritikat e marra për festimet e ekazgjeruara dhe për mungesën e respektit të treguar kundrejt rivalëve (kundër Mbappe pas finales dhe më parë me Holandën): “Më duket e padrejtë: kemi pasur gjithmonë një sjellje shembullore, brenda dhe jashtë fushës.

“Njerëzit flasin më shumë për atë që ka ndodhur kundër Holandës, por askush nuk thotë asgjë për atë që ka ndodhur para ndeshjes, për provokimet gjatë ndeshjes dhe gjatë penalltive. Një mungesë fair-play, por të gjithë flasin për atë që kemi bërë ne”.

Pikërisht në lidhje me Mbappe, Messi ka thënë: “Kemi folur shkurt për festimet, për mënyrën si është përjetuar në Argjentinë. Asgjë më shumë: kam humbur edhe unë, e kam gjetur veten në atë anë dhe nuk doja të flisja, kështu që e kuptoj dhe nuk dua ta prek këtë temë. Por gjithçka shkon mirë mes tij dhe meje”.

Për sa i takon së ardhmes: “Unë në Botërorin e ardhshëm? Kam njëfarë moshe dhe sinqerisht tani më duket e vështirë të mendoj për një Botëror tjetër. Gjithsesi, deri në momentin që do të ndihem në formë dhe do të vazhdoj të argëtohem, do të luaj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit