“Akoma rrëqethem nga ai moment”, Iniesta: S’më vjen keq kur më krahasojnë me të

17 Nëntor 2022
16:30
Denis Hakanaj
back button

Iniesta, legjendë e Barcelona-s, ka dhënë një intervistë për Marca ku ka folur për tërheqjen e tij dhe momentin e tij në Vissel Kobe, skuadra për të cilën luan në Japoni.

Ish-mesfushori i Blaugranave ka kujtuar edhe një herë, në prag të Botërorit të radhës, edhe golin në finalen e Botërorit 2010 që i dha Spanjës fitoren e parë në këtë kompeticion.

Në planin personal dhe pas problemit të fundit fizik që kishte: “Mendova se me dëmtimin e fundit do të detyrohesha të tërhiqesha”, tha Iniesta. “Por për fat nuk ishte kështu. Unë dua të jem ai që do të vendos se kur të ndalem”.

Dhe në lidhje me Katar 2022, Iluzionisti kujtoi: “Goli im në finalen e Kupës së Botës? Ende rrëqethem kur e mendoj. Nuk ka fjalë për të përshkruar ndjesitë e përjetuara.

“Pedri? Nuk më vjen kur më krahasojnë me të. Ai do të jetë një pikë referimi për Barcelonën dhe Spanjën. Potenciali i tij është i jashtëzakonshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit