“Akrepi” Higuita: Ja pse Pablo Escobar do të mbetet miku im, por mos më quani narkotrafikant!

5 Qershor 2020
13:19
Telesport
back button

Pablo Escobar edhe sot mbetet “Mbreti i Kokainës” dhe sigurisht që fama e tij jo vetëm në Kolumbi por edhe në botë është e madhe. Në vitin 1993, pasi e ndiqnin prej kohësh, policia vrau narkotrafikantin e famshëm, duke sjellë trishtim te populli kolumbian, që kishte përfituar mjaft nga paratë e pista.

Mes tyre, edhe Rene Higuita, ish-portieri i Kolumbisë, i cili kujton miqësinë me Escobar dhe tregon gjithashtu se desh përfundoi në burg për një ngatërresë. Në intervistën e dhënë për kanalin argjentinas, “Fox Sport”, ish-portieri shprehet.

Narcos e affari, l'ombra dei signori della droga sul calcio in ...

“Autoritetet në Kolumbi më thanë që të dorëzoja Pablo Escobar, në mënyrë që të mos më arrestonin mua. Ata e dinin që unë isha i pafajshëm. Ndaj tij kish nisur përndjekja dhe nisën të fusin në burg të njohurit e tij”.

Njerëzit më konsideronin shokun e tij, pasi e vizitova në burgun ‘La Catredal’. Përgjigja ime për autoritetet ishte se nuk e dija asgjë ku ndodhej, por edhe ta dija, nuk do t’u tregoja. Ishte punë e tyre për ta bërë atë gjë”.

“Unë e falënderova Pablo Escobar për ndriçimin e fushave të futbollit, kur askush tjetër nuk e kishte bërë më parë. Jam unë ai që i tregoj vetes së kush jam. Jam miku i të gjithëve. Isha mik i Pablo Escobar dhe kjo nuk do të thotë që unë jam një tregtar droge.

Disa do e pëlqejnë këtë që them, të tjerë do më konsiderojnë një armik. Mua më mbush me krenari fakti që kam qenë futbollist”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit