Aksi Piatek-Higuain drejt finalizimit, ja çfarë do ndodhë sot

23 Janar 2019
9:53
back button

Lëvizja më e bujshme e kësaj merkatoje dimri është largimi i Gonzalo Higuain nga Milani dhe afrimi i Krzysztof Piatek.

Në ndeshjen Genoa-Milan, asnjëri nga sulmuesit nuk ishte në fushë. Higuain refuzoi të luante ndeshjen e tij të fundit me “djallin”, ndërsa sot do të niset drejt Londrës për të kryer vizitat mjekësore te Chelsea. 


Nicola Higuain, vëllai dhe agjenti i sulmuesit argjentinas dje në Londër!

Formula e transferimit të argjentinasit te londinezët është e njëjtë me atë që ishte tek Milani. Do jetë huazim për 6 muaj, me të drejtë blerje për 36 milionë euro, që do të shkojnë në arkën e Juventusit. Në rast se Chelsea do jetë në zonën Champions në fund të Premier League atëherë do jetë e detyrueshme blerja e kartonit së 31-vjeçarit. Në lidhje me këtë formulë janë edhe disa obligacione të tjera (të pazbuluara) që detyrojnë Chelsean ta blejë sulmuesin në fund të këtij sezoni.

Tifozët e Milanit duke pritur Piatek. Mbrëmë në Piaca Duomo!

Që dje në Milano ka mbërritur Piatek, i cili është akomoduar në një hotel dhe sot rreth orës 11:00 janë parashikuar vizitat mjekësore të tij në Milanello. Sulmuesi polak do iu kushtojë 35 milionë euro kuqezinjve, që do të paguhen menjëherë, për këtë arsye Genoa ka bërë ulje nga 40 milionë në 35. Gjithashtu do ketë edhe përfitime për klubin që ka aktualisht kartonin e Piatek, pasi do jenë në formën e bonuseve.

Vetë lojtari ka firmosur kontratë për 5 vitet e ardhshme, me 2 milionë euro në sezon dhe bonuse në bazë të arritjeve të tij. Kujtojmë që tek Genoa, Piatek merrte 500 mijë euro dhe 100 të tjera në formën e bonuseve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit