Aksident i frikshëm në garat Nascar, makina fluturon në ajër

16 Tetor 2019
8:52
Telesport
back button

Gjatë garave të kampionatit Nascar, një aksident i frikshëm ka përfshirë pilotin amerikan Brendan Gaughan. Në kohën që po riniste gara, makina e tij është përfshirë në një aksident bashkë me 10 makina të tjera.

Gjithsesi, makina nr.62 e Gaughan ishte ajo që pati impaktin më të frikshëm, duke fluturuar në ajër. Makina bëri në ajër një rrotullim 360 gradë dhe për fat ra sërish në tokë me rrota dhe jo përmbys.

Asnjë pasojë për pilotin amerikan Brendan Gaughan, që doli vetë nga makina. Gara u ndërpre deri sa situata u sqarua dhe u pastrua pista.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit