Gara e Cmimit të Madh të Australisë në Formula 1 është ndërprerë pas vetëm 8 xhirosh për shkak të një aksidenti që përfshiu pilotin e Williams, Alexander Albon. Ai humbi kontrollin e njëvendëshes së tij, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse.
Makina u rrotullua dhe më pas përfundoi në mes të pistës, duke rrezikuar që pilotët që vinin nga pas të përplaseshin me të. U krijua mjaft panik, pasi disa makina nuk kishin pamje dhe kaluan vetëm disa centimetra larg makinës së aksidentuar.
Kjo detyroi organizatorët e garës ta ndalnin atë, për të bërë të mundur heqjen e makinës, pastrimin e pistës si dhe sistemimin e barrierave mbrojtëse, të dëmtuara. Pilotët qëndruan në bokse për disa minuta, ndërkohë që gara kryesohet nga George Russell me Mercedes.
#AustralianGP #AusGP #Race omg on replay the off track of #AlexanderAlbon , so impressive glad he is ok pic.twitter.com/XrWkewMjWu
— linalan (@linalan01) April 2, 2023