Aksident i frikshëm për Alonso në provat e Indianapolis

17 Maj 2019
12:35
Telesport
back button

Shumë frikë, por për fat të mirë asnjë dëmtim serioz për Fernando Alonso, që pati një aksident gjatë sesionit të dytë të provave të lira në pistën e Indinapolis. Ditën e diel aty do të zhvillohet garat e Indy 500, ku ish-piloti i Formula 1 synon fitoren.

Makina McLaren që përdor spanjolli u përplas fillimisht me murin e jashtëm të pistës, më pas me atë të brendshëm dhe në fund përfundoi sërish në pjesën e jashtme. “Pata një problem me mbajtjen në ekuilibër të makinës dhe gjëja e vetme që mund të bëja ishte të hiqja këmbën nga gazi”, tha Alonso.

Pjesa e pasme e makinës nuk ishte e qëndrueshme dhe humba ekuilibrin. Për fat të mirë ai aksident ndodhi në prova dhe shpresoj që në garë gjërat të jenë ndryshe. E mësova leksionin, e pranoj që ishte një gabim i imi. Do të punojmë që në garë të jetë ndryshe”, tha Alonso.

Alonso synon të fitojë “triple crown”, titull që merr një pilot që ka fituar garën e Montecarlos në Formula 1, atë 24 orëshe të La Manshit dhe atë Indy 500. Deri më tani, spanjolli ka fituar në dy garat e para dhe shpreson të triumfojë këtë fundjavë në Indianapolis.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit