Aksident i rëndë për kampionin e botës. Nuk merrte frymë, transportohet në spital (video)

25 Prill 2022
10:04
Telesport
back button

Gjatë garës klasike të çiklizmit Liezh-Bastogne-Liezh (u fitua nga Remco Evenepoel), ka ndodhur një aksident masiv, që ka përfshirë rreth 20 çiklistë. Mes tyre ishte edhe francezi Julian Alaphilippe (skuadra e Quick-Step Alpha Vinyl), që ishte ai që pësoi dëmtimin më të rëndë.

Kampioni i botës në fuqi në garën e rrugës doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal anash saj. Për disa momente ai pati vështirësi me frymëmarrjen (pa rrezik për jetën) dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Liezhit (Belgjikë), ku mori ndihmën e parë.

Aksidenti ndodhi 62km larg finishit dhe ai që ndihmoi Alaphilippe ishte patrioti i tij Romain Bardet. “Ai aksident ishte një makth. Pashë përreth dhe vura re Julian që ishte në gjendje të keqe. Nuk kishte askënd pranë dhe i nevojitej ndihmë”, tha Bardet.

Nga rrëzimi ishte rrokullisur në bar dhe kishte rënë poshtë, në një si kanal. Ishte në një gjendje kritike, në një “shock”, pasi nuk merrte dot frymë dhe nuk mund të lëvizte”, tha Bardet, që nuk u interesua më për garën për ndihmoi mikun e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit