Aksident i rëndë për lojtarin e Ligue 1, rrezikon të humbë dorën

31 Maj 2020
11:43
Denis Hakanaj
back button

Nuk vijnë lajme të mira nga Franca për Yassine Benzia. Sulmuesi i Dijon është përfshirë në një aksident dhe duket se rrezikon përdorimin e dorës.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i klubit të Ligue 1 për Bien Public.

Episodi i rëndë duket se është shkaktuar nga një aksident që lojtari ka patur me motorin e tij me katër rrota. Algjeriani është shtruar menjëherë në spital dhe i është nënshtruar një operacioni për të cilin nuk ka informacione të sigurta.

Deklaratat e vetme janë bërë nga pronari i klubit francez, Olivier Delcourt: “Yassine është nën morfinë dhe do të qëndrojë i shtruar edhe për pak kohë”.

Ajo që shqetëson më shumë mjekët është gjendja e dorës së majtë e 25-vjeçarit, i cili mund ta humbë përdorimin e saj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit