Aksident në shtëpi, bomberi i Atalantas përfundon në spital i gjakosur!

14 Korrik 2020
13:06
Telesport
back button

Atalanta është zgjuar me një lajm të keq ditën e sotme, pasi sipas asaj që ka raportuar “Bergamoesport.it”, sulmuesi kolumbian Luis Muriel ka rrëshqitur në bordurën e pishtinës (sipas Sportmediaset) dhe është gjakosur në kokë nga përplasja e fortë.

Menjëherë futbollisti është dërguar në spitalin e Bergamos ku edhe po bëhen analizat dhe mjekët në raportin e parë kanë siguruar se nuk flitet për asgjë serioze, edhe pse rreziku i tronditjes është i madh.

Agigornamenti su Muriel, niente di grave ma salta il Brescia ...

Sulmuesi nuk do të luajë në sfidën e sotme ndaj Brescias, ora 21:45, pasi do të qëndrojë në spital për të mos agravuar gjendjen.

Ende është duke u hetuar se i ndodhi incidenti, teksa skaneri i parë i bërë në kokë ka dhënë rezultat negativ dhe ky është lajmi i mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit