Aksident tragjik në garat Superbike, ndërron jetë piloti 15-vjeçar

27 Shtator 2021
9:29
Telesport
back button

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur fundjavën e fundit në pistën spanjolle të Jerez, gjatë garave të Superbike në motoçiklizëm. Piloti 15-vjeçar spanjoll Dean Berta Vinales, kushëriri i Maverick Vinales (pilot në MotoGP), ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në garë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në kthesën e dytë të xhiros nr.11, kur Dean Vinales u përfshi në një aksident bashkë me 3 pilotë të tjerë. Sipas mediave spanjolle, mbi trupin e pilotit 15-vjeçar kanë kaluar edhe motorët e tjerë, në pamundësi për ta evituar kontaktin, çka solli vdekjen e tij.

Gara u ndal menjehërë dhe u ndërpre transmetimi televiziv i garës. më pas u dha lajmi i trishtë i vdekjes së pilotit adoleshent. Fillimisht u mendua se piloti do të transportohej me helikpoter në spital, por u anullua, pasi nuk kishte shpresë. Dean Vinales kishte marrë doëntime të rënda në kokë dhe trup.

Ndihma e shpejtë iu dha menjëherë në pistë, por gjithçka ishte e kotë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit