Aksident i frikshëm në 500 milje të Indinapolis, makina ngec kokëposhtë, rrota tremb tifozët në tribunë (video)

29 Maj 2023
15:25
Telesport
back button

Një aksident i frikshëm ka ndodhur të dielën në garën e famshme 500 milje të Indianapolis, duke krijuar panik te tifozët dhe organizatorët e garës. Fillimisht është makina e Felix Rosenqvist që është përplasur me muret mbrojtëse, duke humbur kontrollin.

Në momentin që ndodhet në pistë, ajo përplas makinën e Kyle Kirkwood që po vinte me shpejtësi të madhe, që nuk ka mundur të evitojë kontaktin. Nga makina e këtij të fundit ka fluturuar një rrotë, që kaloi rrjetat mbrojtëse dhe për fat ka përfunduar ngjitur me tribunën ku ndodheshin tifozët, duke evituar tragjedinë.

Por edhe makina e Kirkwood ka patur pasoja, pasi në momentin që ka ikur goma është përplasur me muret mbrojtëse, duke përfunduar kokëposhtë. Në këtë gjendje makina ka ecur për disa metra, por për fat të dy pilotët nuk patën asnjë pasojë. Madje as te publiku që u tremb kur pa që rrota kaloi ngjitur me kokat e tyre.

Incidenti ndodhi 16 xhiro nga fundi i garës, që u fitua nga Josef Newgarden. Ky aksident i rëndë solli ndërprerjen provizore të garës. Në vendin e dytë u rendit Marcus Ericsson, ish-piloti i Formula 1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit