Për të parën herë pas aksidentit dhe lajmeve që kanë “populluar” portalet e ndryshme sportive dhe josportive, Ilda Bejleri, gazetarja dhe moderatorja e njohur e Top Channel, ka reaguar ashpër duke bërë një postim të gjatë dhe duke akuzuar zonjën në fjalë, Enriketa Gjuzi, 63 vjeç, se mashtron në dëshminë e saj dhe se makina e Ildës ka qenë e ndaluar në momentin kur ajo ka rënë dhe është dëmtuar në këmbë…
Jo vetëm kaq, por Ilda shton dhe se nuk ka asnjë frakturë siç pohon, por vetëm shembje të lehtë, aq sa do të ketë në dorë provat mjekësore. Ilda akuzon dy portale që kanë shpifur gjithçka dhe madje kërcënon se do ta zgjidhë këtë punë edhe me gjyq!
Bejleri shprehet se zonja në fjalë ka bërë deklarata të rreme, ndërsa shton se po kërkon të marrë dëmshpërblim.