Aksidentohet me një Ferrari F40 vetëm 30 minuta pasi e kishte blerë

9 Tetor 2020
12:17
Gentian Spiri

Kur blen një Ferrari duhet të jesh i kujdesshëm kur e piloton dhe ta mirëmbash atë. Aq më tepër kur blen një makinë sportive dhe të shpejtë si Ferrari F40, ku kujdesi duhet të jetë shumë herë më i madh.

Gjithsesi, krejt e kundërta ka ndodhur me një burrë, që vetëm 30 minuta pasi ka blerë një makinë Ferrari F40 e ka dëmtuar rëndë pas një aksidenti. Ndërkohë që dëmtimi kap një shifër gati 300 mijë euro.

Sipas mediave, dëmi është kaq i shtrenjtë, pasi janë prodhuar në total vetëm 1.137 Ferrari F40. Madje shumë makina Ferrari F40 nuk ekzistojnë më, pasi janë të shpejta dhe e humbet kollaj kontorllin. Ndaj, duhet një super-pilot për t’i pilotuar në rrugë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit