Atalanta dhe Laipeiz po përballën në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Europa League. Ndeshja e parë e luajtur në Gjermani është mbyllur në barazim 1-1.
Sfida që po zhvillohet në Bergamo është zhbllokuar shumë shpejt. Miqve, në fakt, u kanë mjaftuar vetëm 18 minuta për të gjetur golin dhe për ta mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Një gol që ka ardhur pas një aksioni perfekt nga ana e gjermanëve, që kanë arritur ta finalizojnë me gol falë Christopher Nkunku.
24-vjeçari është një nga lojtarët që po shkëlqen në këtë sezon me 29 gola dhe 18 asiste në 43 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me Leipzig.
Gola dhe asiste që kanë zgjuar interesin e disa klubeve të mëdha të Europës për francezin, i cili ka një vlerë prej 65 milionë eurosh në merkato.