Aksione te klubi kosovar, flet ish-futbollisti anglez dhe shpjegon motivet

7 Korrik 2019
21:30
Anton Cicani
back button

 Lajmi i madh i ditës në futbollin kosovar ka vetëm një emër: Brian Dean. Ish-futbollisti i Premier League ka blerë aksionet e klubit KF Ferizaj, bashkë me biznesmenë kosovarë, teksa në konferencën e mbajtur ai shpjegoi arsyet se pse u përfshi në këtë projekt…

“Arsyeja se pse jam këtu është të punoj fort me investitorët dhe t’iu siguroj që klubi i futbollit Ferizaj ka një etik të fuqishme profesionale, kjo do të thotë që unë di rreth menaxhimit të lojtarëve. Është e rëndësishme sepse komuniteti është i lumtur me ne.
Kudo që kam qenë kjo është gjëja e vetme që kam kërkuar, energjia pozitive e komunitetit. Sot jam këtu të sigurohem se Ferizaj ka një infrastukturë të mirë, të cilën e meritojnë të rinjtë dhe skuadra e parë. 

Tjetër arsye se pse jam këtu është edhe kjo, sa herë që rikthehem në shtëpi, iu tregoj njerëzve se sa e mirë është Kosova për t’u vizituar dhe çdo herë që rikthehem me shok, dëshirojnë që të vijnë prap këtu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit