Akuza e bujshme ndaj Perez: “Ka korruptuar arbitrat para Barçës”

3 Tetor 2023
17:00
Denis Hakanaj
back button

Akuzat për korrupsion kanë tronditur futbollin spanjoll. Pas çështjen Negreira që shikon të përfshirë Barcelona-n, tani ka ardhur një akuzë e rëndë ndaj Florentino Perez, presidenti i real Madrid.

Duket se numri një i Los Blancos i ka korruptuar arbitrat para se ta bënte Barcelona, ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Spanja nëpërmjet Jose Manuel Villarejo, ish-komisar i arbitrave i futbollit iberik.

“Florentino i ka korruptuar arbitrat para Barcelona-s. Megjithatë, kushdo që do të guxonte ta denonconte, do të ishte një vetëvrasës”, ka thënë Villarejo për Radio Catalunya 1.

“Është e pamundur të ndjekësh gjithçka që ka të bëjë me të”.

Fjalë shumë të ashpra, që rrezikojnë të shkaktojnë shumë polemika.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit