AKUZA E FORTË | “Do iki nga Juventus, një si Arthur s’mund të bëjë spektatorin aty…”

5 Gusht 2022
22:13
Telesport
back button

Vizitë në selinë e Interit për Federico Pastorello. Agjenti, ndër të tjera, i Francesco Acerbit dhe Arthurit, i është përgjigjur kështu pyetjeve të FCInterNews: “Acerbi? Jo, kemi bërë një bisedë. Në përgjithësi jam këtu dhe kam ardhur të përshëndes Ausilio dhe Baccin”.

Por a është ai një lojtar që ju pëlqen? “Ne duhet të dëgjojmë prej tyre, por unë mendoj se ai është një lojtar i fortë. Nuk kam dyshim se do t’i pëlqejë shumë drejtuesve dhe te shohim se cfare ndodh”.

E ardhmja e Arturit? “Ka një interes dhe shpresoj se mund të materializohet. Ai ka dëshirën për të shkuar, kështu që dëshira është që të gjendet një zgjidhje për të, sepse një lojtar kaq i fortë nuk ka pse të qëndrojë dhe të shohë të tjerët. Shpresojmë të gjejmë një zgjidhje edhe për të”.

A mund të qëndrojë Esposito në Inter për të bërë sulmuesin e pestë? “Bëmë një zgjedhje për të vazhduar të luajmë. Ai ka ende nevojë për kohë, ai do të bëjë mirë këtë vit, pastaj do të shohim vitin e ardhshëm”

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit