Akuza e rëndë e Bellingham pas Borussia-Bayern: Çfarë prisnit? Arbitri shiste ndeshjet (Video)

4 Dhjetor 2021
21:52
Denis Hakanaj
back button

Në Gjermani ka shkaktuar shumë debate arbitrimi i Felix Zvayer dhe vendimi i tij për t’i dhënë një penallti Bayern-it në ndeshjen e madhe kundër Borussia Dortmund e fituar 3-2 nga bavarezët.

Pas ndeshjes, Jude Bellingham e ka komentuar me fjalë të ashpra arbitrimin:

“Për mua nuk është kurrë penallti. I është dhënë një arbitrit që shiste ndeshje ndeshjen më të madhe të Bundesliga-s. Çfarë prisnit”, ka thënë ylli i verdhezinjve.

Deklarata të forta të mesfushorit anglez, që i referohen fakteve të 2005-ës, ku Zwayer u përfshi në skandalin e ndeshjeve të shitura nga arbitri Robert Hoyzer: Zwayer, asistent i Hoyzer, mori 300 euro, që i kushtuan edhe gjashtë muaj skualifikim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit