Akuza të forta: Drejtuesit e klubeve shantazhojnë gjyqtarët!

2 Maj 2019
10:18
Eraldo Harlicaj
back button

Futbolli shqiptar nuk është më i kulluari! Të gjithë e dimë dhe e pranojmë nën zë realitetin e kampionatit tonë, por drejtuesit e klubeve nuk prononcohen në lidhje me këtë temë. Një reagim mjaft interesant ka ardhur nga Gjirokastra, aty ku drejtorit sportiv, Gentian Nora, ka folur për "Panorama Sport". 

Zyrtari i bluzinjëve u pyet në lidhje me përformancat e gjyqtarëve dhe mendon se gabimet e tyre nuk kanë qenë të qëllimshme kundrejt klubit të tij. Ambienti në Gjirokastër është i qetë dhe numërohen me gishtat e njërës dorë ankesat ndaj xhaketave të zeza.

I pyetur në lidhje me mundësinë e gabimeve në ndeshjen ndaj Teutës, ai u shpreh: "Nuk do na bën përshtypje. Nuk ndodh, sepse Teuta ka drejtues shumë seriozë që iu pëlqen futbolli i drejtë, ndryshe nga disa klube të tjerë, që çdo javë shantazhojnë arbitra, qofte dhe me intervista e ankesa. Pastaj, kur ata gabojnë, lë shumë shije të hidhur dhe shëmtojnë futbollin". Një deklaratë e tillë shigjeton klubet e tjera dhe është e rëndë duke qenë se flitet për një zyrtar klubi që thotë një të vërtetë që të tjerët nuk guxojnë ta shprehin. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit