Akuza: Te Honda është një diktaturë, bëhet gjithçka që thotë Marquez

12 Maj 2022
11:46
Gentian Spiri

Prej 10 vitesh, Marc Marquez dhe Honda formojnë një binom të fortë dhe fitues në MotoGP. Së bashku kanë fituar 6 titujt kampionë, por dëmtimet, operacionet e problemet me shikimin që nisën prej vitit 2020 sollën një ndryshim të situatës.

Gjithsesi, sipas japonezit Takaaki Nakagami, që garon me Honda Idemitsu, skuadra satelit e Honda zyrtare, lidershipi i Marquez nuk është vënë asnjëherë në dyshim. Madje ai thotë se Honda bën gjithçka që thotë e kërkon piloti spanjoll.

Gjithçka varet nga ajo që thotë Marc. Nëse ai thotë JO për diçka, ajo fjalë vlen për të gjithë pilotët e Honda. Nëse ndonjë pilot i Honda del kundër dhe thotë PO, atëherë fiton ajo që thotë Marquez”, shprehet Takaaki Nakagami.

Te skuadra zyrtare edhe mund të tolerohet diçka, por te skuadrat satelit të Honda kjo është e paimagjinueshme. Ndonjëherë është shumë e vështirë të pranosh këtë gjë, por duhet të adaptohemi me atë që thonë të tjerët”, thotë piloti japonez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit