Akuza të rënda për gjykimin, plas “lufta” mes Vllaznisë dhe Bylisit

22 Qershor 2020
10:39
Alfred Lleshi
back button

Vllaznia po vazhdon “rënien e lirë” me trajner Hysen Dedjen. Pas poandemisë dhe pushimit mbi 2-mujor prej saj, skuadra shkodrane duket e hallakatur, e lodhur fizikisht dhe po shkon drejt “play-out”-it për t’i shpëtuar rënies nga Superiorja. Naturisht, ndaj saj ka pasur edhe vendime të padrejta arbitrash, sikurse ishte mosdhëenia e penalltisë nga Enea Jorgji në ndeshjen e fundit, ndaj Tiranës, në “Selman Stermasi”, kur rezultati ishte 0-0. Për këtë, administratori Suat Lici ka akuzuar “bluzat e zeza”, por edhe drejtues klubesh të tjera. Më konkretisht, ai tha në një emision televiziv se presidenti i Bylisit mund të përfundojë në gjykatë për disa gjykime…, duke lënë të kuptohet për afera korruptive në këtë drejtim. Nuk ka vonuar dhe ka ardhur përgjigjja e fortë e klubit mallakastriot:

“Ne nje deklarate dhene sot (të dielen) ne mbremje, ne nje nga emisionet sportive, administratori i skuadres se Vllaznise, Suad Lici, ka akuzuar duke thene se: Luhet me shume jashte fushe, sesa brenda fushes. E madje Lici ka vazhduar duke akuzuar, ku sipas tij presidenti i Bylisit ka nderhyre tek arbitrat qe kane gjykuar takimet mes Vllaznise dhe Bylisit. Ne nje reagim zyrtar, presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj ka reaguar duke thene se:“Jam habitur nga deklaratat e administratorit te Vllaznise, Suad Lici, qe jane te paverteta. I kerkoj qe ose t’i terheqe ato shpifje qe ka thene, duke kerkuar falje publike, ose per prishje te imazhit tim si president dhe per akuza te paverteta, duke shpifur dhe hedhur balte ne menyre te padrejte, do te bejme kallezim penal ne Prokurori”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit