Akuza: USA ’94, një komplot kundër Diego-s

7 Maj 2020
22:20
Denis Hakanaj
back button

Një çështje që vazhdon të shkaktojë polemika edhe pas 26 vitesh. Kur Diego Maradona rezultoi pozitiv për doping pas ndeshjes Argjentinë-Nigeri, kanë qenë të shumtë ata që kanë dyshuar për një ndërhyrje të FIFA-s, për të ndëshkuar zërin jashtë korit të “Diez”.

Një nga ata është Abel Balbo, i cili është kthyer të flasë për atë moment të shumëpërfolur. “Ka qenë hera e parë që një infermiere ka hyrë në fushë për të marrë një lojtar për një kontroll anti-doping”.

Sulmues i asaj skuadre të Argjentinës, me një të kaluar të gjatë në kampionatin italian, Balbo ka shtuar në intervistën e dhënë për TNT Sports:

“Ajo që i ndodhi Diego-s ka qenë një komplot. Konsideroheshim të bezdisshëm dhe nuk mund të lejonin që të shpalleshim kampionë bote. Ishte gjithçka shumë e çuditshme”.

“Diego ka qenë gjithmonë i sinqertë me ne dhe po i bënte gjërat siç duhej. Por e kanë kërkuar dhe kanë ardhur ta marrin, kanë krijuar një shfaqje të bukur. Koha na ka dhënë të drejtë. Të gjithë e kanë parë se te FIFA kishte diçka të pistë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit