Akuzat ndaj Neymar për përdhunim, ndërhyn edhe policia franceze

20 Qershor 2019
11:17
back button

Policia franceze është përfshirë në hetimin në lidhje me akuzën për përdhunim që Najila Trindade ka ngritur ndaj Neymar.

Sipas L'Equippe, policia franceze ka marrë gjithë videot e sigurisë të hotelit ku ka ndodhur ngjarja, sipas modeles braziliane.

Hetuesit po mundohen të zbulojnë ndonjë gjë të re nga pamjet e kamerave të sigurisë, edhe për faktin se Najila pretendon se Neymar kishte shkuar i pirë në hotel, duke e dhunuar më pas.

Paralelisht, edhe drejtësia braziliane po merret me çështjen, por tashmë mund të hapet një proces edhe në Paris, duke qenë se ngjarja ka ndodhur aty.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit