Akuzat ndaj Pele, ish-e fejuara zbulon anën e errët të O’Rey

13 Shkurt 2020
19:50
Denis Hakanaj

Nga dashuria e madhe te tradhtitë e vazhdueshme.

Protagonisti negativ i kësaj historie dashurie nuk është një personazh çfarëdo, por Edsin Arantes do nascimento, i njohur nga të gjithë si Pele.

Ana e errët e legjendës së Brazilit është zbuluar nga Xuxa, drejtuesja televizive e fejuar me O’Rey gjatë viteve ’80-të. Të dy kanë 17 vite diferencë, por kjo gjë nuk ka ndaluar që mes të dyve të lindë një histori dashurie, e kthyer në makth për Xuxa-n me kalimin e kohës.

Ky ka qenë rrëfimi i saj në kanalin YouTube të Matheus Mazzafera:

“Me Pele kam patur lidhjen time të parë që ka zgjatur gjashtë vite. Më ka tradhtuar vazhdimisht. Kur e shikoja, kishte në buzë një të kuq që nuk ishte i imi”, ka thënë ajo.

“Për atë ishte normale. Një herë më tha: ‘Janë femrat që duan të rrinë me Pele’. Kam filluar të mendoj se tradhtia ishte normale”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit