Akuzat për trukime, Egbo: Duhet ta harrojmë Bylisin!

14 Korrik 2020
19:02
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, foli pas mbledhjes së Komisionit të Etikës për ndeshjen kundër Bylisit në Kupën e Shqipërisë të fituar nga ballshiotët me rezultatin 2-1. Një sfidë që prodhoi shumë polemika, pasi ka zëra që ishte e trukuar.

“Ndeshje e fiksuar nga futbollistët apo stafi? Nuk mund ta fus një mendim të tillë te përfundimi. Që kur kam marrë drejtimin e skuadrës deri tani kemi qenë një familje. Vetëm Zoti nuk bën gabime, njerëzit bëjnë. Një ndeshje luajmë keq, ndeshjen tjetër mund ta luajmë mirë. Keni parë dhe vetë, pjesën e parë në shumë ndeshje, kemi luajtur keq, pjesën e dytë e kemi kthyer rezultatin. Kjo me Bylisin ishte thjesht një ndeshje që duhet ta harrojmë. Kemi ndeshjen e kthimit nesër dhe urojmë ta fitojmë.

“Nuk e kam parë analizën ndërkombëtare, ne kemi bërë analizat tona. Kemi shpjeguar çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë nuk duhej të bënim. Jemi në OK. Dënimi është në dorën e tyre, unë kam shpjeguar çfarë kam parë. Kam besim se do luftojmë nesër në fushë dhe do të japim maksimumin. Kemi shënuar një gol atje dhe do të aktivizojmë ata që janë më të mirët. Nuk mendoj për akuzat, mendoj si të jap 100%-shin kur të futem në fushë”, – përfundoi Egbo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit