Akuzohet për dhunë në familje, policia arreston në stërvitje sulmuesin e skuadrës italiane

5 Mars 2024
12:35
Alfred Lleshi
back button

Orë emocionuese në klubin e Pescara. Pas manekinëve të shfaqura në stadium me fytyrën e presidentit Sebastiani dhe drejtorit sportiv, klubit të Abruzzos i duhet të përballet me një problem të ri. Në orët e fundit është arrestuar futbollisti Luca Sasanelli.

Policia është paraqitur gjatë stërvitjes së skuadrës, në prag të ndeshjes ndaj Recanatese, dhe i ka vënë prangat futbollistit. Krimi për të cilin akuzohet është ai i dhunës në familje, me sulmuesin aktualisht në arrest shtëpie.

Klubi i Abruzzos ka lëshuar një njoftim për shtyp, në të cilin shpjegon qëndrimin e vet pas arrestimit të Sasanelli: “Pescara 1936 Spa, pasi ka marrë parasysh atë që ka dalë në lidhje me lojtarin e vet, Luca Sasanelli, do të presë faktet mbi jetën e tij private, do të mësojë rezultatet dhe gjetjet e gjyqtarit hetues, në vijim të të cilave do të vlerësojë hapat e mëpasshëm proceduralë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit