Al-Khelaifi i përfshirë në një skandal shantazhi, rrëmbimi dhe zhvatjeje

29 Shtator 2022
17:00
Alfred Lleshi
back button

Gazeta franceze “Libération” publikoi këtë të enjte një shkrim investigativ për Al-Khelaifin. Me sa duket, presidenti i PSG-së qenka zhytur në një komplot shantazhi, abuzimi dhe zhvatjeje të një biznesmeni franko-algjerian, i cili dyshohet se kishte informacione komprometuese për vetë Al-Khelaïfi.

Tayeb B., ky është emri i biznesmenit në fjalë, që u arrestua më 13 janar 2020 në Katar dhe u burgos deri më 1 nëntor të po atij viti. Biznesmeni dyshohet se kishte materiale të ndjeshme, në të cilat përmendej emri i sheikut të PSG-së si një nga të përfshirët në përzgjedhjen e parregullt të Katarit si vend mikpritës i Botërorit të këtij fundviti (nëntor-dhjetor).

Burri, nën presion të madh psikologjik, u lirua vetëm pasi ua dorëzoi dokumentet avokatëve të Al-Khelaïfi-t përmes një marrëveshjeje konfidenciale. Sipas dëshmisë për mediat franceze, arrestimi do të ishte motivuar, vetëm dhe ekskluzivisht me urdhrin e emirit të Katarit.

Viktima e kësaj ngjarje është një biznesmen franko-algjerian 41-vjeçar, i cili jetonte në Katar me gruan dhe fëmijët e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit