Al-Khelaifi kundër Real-it: “Nuk e kuptoj pse e festuan fitoren në Champions”

25 Shtator 2022
14:09
Denis Hakanaj
back button

Tensionet mes klubeve të përfshira në Superligë dhe atyre që vazhduan të mbështesin UEFA-n mbeten të larta. Në Shoqatën Evropiane të Klubeve, ku CEO i Paris Saint-Germain Nasser Al-Khelaifi është president, ai përdori platformën e tij për të goditur Real Madridin.

Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi mbeten ende zyrtarisht të përkushtuar ndaj Superligës, edhe pse nuk është bërë asnjë përparim drejt krijimit të kompeticionit.

Gjatë takimit më të fundit të ECA, Al-Khelaifi ka thënë. “Gjëja e çuditshme është se ata e festuan fitoren e kompeticionit për klube të UEFA-s”, ka thënë numri një i PSG-së.

“Është kompeticioni më i mirë i klubeve në botë. Është shumë e çuditshme që je kundër konkurrencës tashmë ekzistuese dhe fantastike të klubeve, por që merr pjesë, feston dhe kënaqesh me fitimin e titullit, gjë që më duket shumë e çuditshme, sinqerisht”.

Duket se ka pak dyshim se Al-Khelaifi i ka thënë këto fjalë në mënyrë që të provojë mendimin e tij se Real Madridi nuk mund të jetë kundër Champions League.

Megjithatë, kjo i bën fjalët e tij të tingëllojnë jo më pak qesharake. Ideja që Real Madridi nuk duhet të kishte shijuar fitoren e tyre në turne dhe thjesht ta përjetonte si diçka normale, do të ishte absurde.

Realiteti është se të gjitha palët janë të vetëdijshme se formati i garës ishte vetëm një pjesë e motivimit për Superligën. Çështja shumë më e madhe në fjalë ishte dhe është ndarja e parave mes klubeve të elitës së futbollit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit