Al Nassr, trajneri Garcia mesazh skuadrës: Jo çdo top tek Ronaldo

24 Janar 2023
9:28
Gentian Spiri

Trajneri i Al Nassr, Rudi Garcia, ka bërë një analizë të ekipit të tij, pas debutimit të sulmuesit portugez Cristiano Ronaldo me skuadrën arabe. Në ndeshjen e parë si lojtar i Al Nass ky ekip fitoi 1-0 ndaj Al Ettifaq, me një gol të Talisca.

Trajneri Garcia i ka kërkuar skuadrës së tij që të vijojë të luajë siç ka bërë deri më tani dhe jo çdo top të shkojë te sulmuesi portugez. “Eshtë e rëndësishme për lojtarët që të vijojnë të luajnë normalisht, pa menduar se në ekip kanë Cristiano Ronaldo. Natyrisht që ai është një lojtar që mund të bëjë diferencën”, tha Garcia.

Ata nuk duhet ta çojnë çdo top tek ai. I kam thënë skuadrës që në fushën e lojës janë 11 lojtarë dhe duhet të bëjnë zgjedhjen e duhur kur pasojnë topin. Natyrisht që kur Ronaldo e Talisca janë të lirë mund të pasojnë, por jo detyrimisht çdo top duhet të shkojë tek ata”, u shpreh Rudi Garcia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit