Al Sadd kualifikohet; Xavi urdhëron të kopjojnë stilin e Borozivic, del blof (VIDEO)

16 Shtator 2019
20:12
back button

Xavi Hernandez ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të Champions Leagues të Azisë, pasi fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Al Nassr, teksa në ndeshjen e parë patën humbur në shifrat 2-1.

Skuadra e drejtuar nga ish-mesfushori i Barcelonës shënoi fillimisht me Afif, por miqtë barazuan shifrat në një goditje dënimi. E veçanta ishte se një mbrojtës u shtri për të shmangur një gol që mund të kalonte poshtë murin, si Brozovic në Champions sezonin e kaluar me Interin. Gjithsesi rezultoi e kotë, sepse topi kaloi mbi mur, duke marrë një devijim që nxori blof portierin.

Kualifikimi u sigurua në pjesën e dytë me dy gola të tjerë, fillimisht me Al Haydos dhe më pas Bounedjah me penallti. Sulmuesin algjerian vijon rekordet e tij, teksa sezonin e kaluar shënoi 59 gola, ndërsa këtë sezon numëron 5 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit