Alaba dhe goli që mungonte prej 17 vitesh, austriaku në historinë e Real Madrid

25 Nëntor 2021
15:12
Denis Hakanaj
back button

David Alaba gjithmonë e më shumë protagonist te Real Madrid.

Pas golit në El Clasico-n e La Liga-s kundër Barcelona-s, austriaku ka realizuar një tjetër gol të rëndësishëm në Champions League.

Një goditje dënimi kundër Sheriff-it që e ka bërë të hyjë në historinë e klubit madrilen.

Siç ka bërë të ditur Opta, ish-ylli i Bayern Munich është mbrojtësi i parë i Los Blancos që ka arritur të shënojë më një goditje dënimi direkte.

I fundit që ka goditur në shënjestër për madrilenët ka qenë Roberto Carlos në 2004-ën e largët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit