Alaba drejt Anglisë, ritakohet me dashurinë e vjetër

13 Korrik 2020
19:16
Eraldo Harlicaj
back button

David Alaba mund të largohet nga Bayern Munchen, pasi dëshiron një aventurë të re. Karl-Heinz Rummenigge e bëri të qartë se mbrojtësi mund të largohet dhe duhet ta bëjë këtë verë, pasi kampionët e Gjermanisë nuk duan ta humbasin me parametra zero.

Manchester City e ka në listën e preferencave, ndërsa trajneri Pep Guardiola e do me çdo kusht në ekip. Tekniku spanjoll është i zhgënjyer nga Mendy, brenda dhe jashtë fushe prandaj kërkon një tjetër kampion.

Ai dëshiron që të ribashkohet me austriakun. Të dy e njohin mirë njëri-tjetrin sepse kanë punuar së bashku në kohën kur spanjolli drejtonte ekipin gjerman. Mbetet për t’u parë nëse ndodh një lëvizje e tillë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit