Alaba i larguar, Reali sakrifikon senatorin për austriakun?

19 Nëntor 2020
17:29
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen nuk do të rinovojë me David Alaban. Mbrojtësi austriak do të largohet nga ekipi gjerman. Ai nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar sërish.

Real Madridi e ka kthyer në futbollistin më të dëshiruar në merkato. Drejtuesit spanjoll po punojnë shumë për ta rrëmbyer në La Liga dhe duan të fitojnë duelin me PSG dhe Juventusin.

28-vjeçari mund të joshet nga Reali, pasi Sergio Ramos mund të largohet. Në kushte të tilla, Alaba do të kishte të gjithë hapësirën për të shkëlqyer te kampionët e Spanjës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit