Alaba zbulon sekretin e Bayern dhe paralajmëron rivalët

31 Maj 2020
17:00
Denis Hakanaj
back button

“Jemi shumë ambiciozë. Atmosfera brenda skuadrës është shumë pozitive dhe jo duket gjatë ndeshjeve”, ka thënë David Alaba.

Ylli i Bayern Munich është i motivuar pas fitores së pastër të marrë nga ekipi i tij kundër Dussledorf-it dhe nuk vendos asnjë limit, as për sa i taon rinovimit.

“Duam të fitojmë çdo ndeshje, kemi shumë uri dhe duam të jemi gjithmonë kampionë”, ka thënë ai për mediat gjermane. “Kjo është ajo që na veçon nga të tjerët”.

Në lidhje me të ardhmen e tij: “Tani dua  të përqendrohem te ndeshjet. Nuk kemi caktuar një datë për të folur për kontratën time. Të shohim si do të shkojnë gjërat në javët e ardhshme”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit